Le Pen dhe Macron nderojnë policin e vrarë gjatë sulmit në Paris

Le Pen dhe Macron nderojnë policin e vrarë gjatë sulmit në Paris

13:54, 25/04/2017
A+ Aa A-

Dy kandidatët për presidencën franceze, Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, po marrin pjesë në një ceremoni në nder të policit të qëlluar për vdekje në Paris javën e kaluar.

Është hera e parë që dy kandidatët kryesorë, që dolën fitues në raundin e parë të votimit të së dielës janë shfaqur së bashku në publik, shkruan “BBC”.

Xavier Jugelé, 37 vjeç, u vra gjatë një tentative për sulm terrorist në Champs Elysées.

Presidenti aktual François Hollande bëri thirrje për unitet në "luftën e gjatë dhe të vështirë kundër terrorizmit".

"Edhe njëherë Franca ka humbur një nga djemtë e saj më të guximshëm. Edhe një herë Republika ka humbur një nga kujdestarët më të vlefshëm", tha ai./SYRI.net/

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco