‘Grabitja e shekullit! Policia brazilianë përleshet ashpër me bandën

‘Grabitja e shekullit! Policia brazilianë përleshet ashpër me bandën

10:47, 25/04/2017
A+ Aa A-

Policia braziliane ka pasur një shkëmbim të ashpër zjarri me anëtarët e një bande që kryen grabitjen e shekullit në Paraguaji.

Tre anëtarë të bandës u vranë dhe dy u plagosën në përleshjet e gjata mes dy palëve, deklaroi policia.

Rreth 50 banditë hynë në qytetin paraguaian të Ciudad del Este dhe grabitën një  firme private si dhe gjuajtën me armë zjarri policët.

Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se ata mund të kenë vjedhur deri në 40 milionë dollarë, shkruan “BBC”.

Pas grabitjes, banda krijoi një devijim duke djegur makinat që i dilnin para dhe duke sulmuar stacionin lokal të policisë, të cilët kërkuan përforcime.

Më pas ata janë kapur në kufi nga policia braziliane./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco