Talibanët vrasin qindra ushtarë në Afganistan

Talibanët vrasin qindra ushtarë në Afganistan

07:49, 23/04/2017
A+ Aa A-

Sipas njoftimit të agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, talibanët sulmojnë një bazë ushtarake afgane, duke vrarë 140 ushtarë e duke plagosur shumë të tjerë.

Në sulmin e fundit në bazën ushtarake Shahin, pranë kryeqytetit Masar-i Sharif të provincës Balh, janë vrarë të paktën 140 ushtarë dhe janë plagosur më shumë se 150 të tjerë.

Këtë e konfirmoi kreu i këshillit të provincës afgane Balh, Ibrahim Hair Andesh për agjencinë gjermane të lajmeve, DPA.

Talibanët ishin të maskuar me uniforma ushtarake për të sulmuar bazën ushtarake, që konsiderohet relativisht e sigurtë në veri të Afganistanit. Rreth 10 sulmuesit, që hynë të premten pas një shpërthimi me raketa për të siguruar hyrjen në bazë, u vranë pas një shkëmbimi zjarri që zgjati disa orë.

Gjendja u stabilizua vetëm në orët e mbrëmjes. Një mjek konfirmoi për Deutsche Wellen se ai i ka parë 135 kufoma, numri i viktimave mund të rritet edhe më tej se 140, siç thuhet.

Zëdhënësi i talibanëve, Sabidullah Mudxhahid pranoi sulmin në Twitter. Talibanët thonë se janë vrarë rreth 500 ushtarë afganë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco