FOTO/ 'Mankth' në SHBA: Nju Jorku, Los Anxhelos, dhe San Francisko në errësirë

FOTO/ 'Mankth' në SHBA: Nju Jorku, Los Anxhelos, dhe San Francisko në errësirë

10:55, 22/04/2017
A+ Aa A-

Ndërprerjet masivë të energjisë  në Los Anxhelos, Nju Jork dhe San Francisko janë shndërruar në mankth për amerikanët, të cilët kanë mbetur të bllokuar në trafik dhe metro.

Rreth 90,000 persona kanë mbetur të bllokuar në San Francisko të premten, raporton “AFP”.

Edhe pse ndërprerjet energjisë ndodhën në të njëjtën kohë nuk ka dëshmi se ato ishin të lidhura ose të koordinuara.

Ndërprerja e parë ndodhi rreth orës 7:20 në Nju Jork,në stacionin e metrosë të “7th Avenue”.

Kjo ndërprerje u pasua me fikjen e dritave në pjesën tjetër të sistemit të metrosë, shkruan ‘Syri.net’. Një zëdhënës i Autoritetit të Transportit Metropolitan tha se qindra pasagjerë u bllokuan në trena.

 Disa makina mbetën pa asnjë lloj drite, përveç asaj të  telefonit, dhe disa shoferë thonë se mbetën në atë gjendje për dy ose tre orë.

Stacionet nga ana tjetër ishin të tejmbushura.

Guvernatori i Nju Jorkut bëri thirrje për një hetim federal,  pas reagimit të zemëruar  dhe bllokimit të shumë udhëtimeve.

Trazira të ngjashme kanë ndodhur edhe në San francisko dhe Los Angeles. /SYRI.net/ 

 


 

 


 

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco