Trump do tregojë planin e 100-ditëve të para si President

Trump do tregojë planin e 100-ditëve të para si President

12:29, 22/10/2016
A+ Aa A-

Donald Trump do të parashtrojë planet e tij për 100 ditët e para të presidencës së vet në një fjalim të shtunën që ndihmësit e fushatës së tij janë duke e publikuar si “argumenti përmbyllës” i garës presidenciale, njofton CNN, transmeton Syri.net.

Kandidati republikan Trump do të tregojë principet dhe politikat e tij kyçe në fjalimin që do të mbajë të shtunën në mëngjes në Getyysburg të Pensilvanisë.

Ky është qyteti ku Presidenti Linkoln ka mbajtur fjalimin e tij të famshëm historik, të njohur si “Gettysburg Adress”, megjithëse Trump nuk do të ngjitet tamam në të njejtin vend.

Trump ishte duke folur për “Fox News” të premten në darkë, kur ndihmësit e fushatës së tij nuk pranuan të japin ndonjë detaj thelbësor në atë se çfarë do të thoshte në fjalim./Syri.net

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco