Pas vëllait, Kim Jong-un eliminon gruan? Zonja e parë e Koresë së Veriut një vit e zhdukur

Pas vëllait, Kim Jong-un eliminon gruan? Zonja e parë e Koresë së Veriut një vit e zhdukur

10:07, 29/03/2017
A+ Aa A-

Gruaja e Kim Jong-un, diktatorit vetmitar të Koresë së Veriut, nuk është parë në asnjë dalje publike prej gati një viti duke nxitur spekulimet jo vetëm për një shtatëzani apo shkëputje nga burri i saj, por edhe apo elemimin.

"The International Business Times" raporton se pas vrasjes së vëllait të tij, shumë ekspertë po ngrenë dyshimet se Kim Jong –un mund të ketë eliminuar edhe të shoqen, mes presonit të jashtëm për të ndalur testet bërthamore por edhe atij të brendshëm për fronin.

Një sugjerim alternativ i paraqitur nga ekspertët e monitorimit të regjimit në Korenë e Veriut është se Ri Sol-ju mund ta  ketë 'braktisur' Kim Jong-un , ndërkohë që motra e vogël e liderit është gjithnjë e më shumë duke konkurruar me vëllain e saj për fronin.

Zonja Ri mori pjesë në një ngjarje publike për herë të fundit më 28 mars, raportoi Yonhap Neës, ku ajo shoqëroi Kim në një vizitë në kompleksin e ri komercial në Phenian.

Zonja e parë e Koresë së Veriut, e shfaqur fillimisht  në vitin 2012,  është parë rregullisht së bashku me burrin e saj  në vizitat përkatëse në fabrika, spitale dhe parqe raporton syri.net . Ajo është fotografuar së bashku me të në mediat shtetërore në 22 raste në vitin 2013 dhe 15 herë në vitin 2014, por vetëm tre herë në tre muajt e parë të vitit që lamë pas për tu zhdukur më pas./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco