Ministrja norvegjeze: Emigrantë, ne hamë mish derri dhe pimë alkool, përshtatuni!

Ministrja norvegjeze: Emigrantë, ne hamë mish derri dhe pimë alkool, përshtatuni!

15:41, 21/10/2016
A+ Aa A-

 Ministrja e Integrimit dhe Emigracionit në Norvegji është shprehur se të ardhurit duhet të përshtaten me mënyrën e jetesës së norvegjezëve, të cilët hanë mish derri dhe pinë alkool.

Sylvi Listhaug, e cila vjen nga Partia e Progresit ka shkaktuar një “furtunë” reagimesh me deklaratën e saj të fundit drejtuar emigrantëve të rinj në vend.

Pas reagimeve të shumta, ajo është shprehur se kjo ishte një mënyrë për t’i ndihmuar emigrantët të integrohen.

“Mendoj se ata që vijnë në Norvegji duhet të përshtaten me shoqërinë tonë. Ne këtu hamë mish derri, pimë alkool dhe dalim me fytyrë zbuluar. Ju duhet të përshtateni me vlerat, ligjet dhe rregullat që ne kemi në Norvegji”, thuhet në një postim të politikanes së krahut të djathtë.

Në pak kohë, postimi ka marrë 19 000 pëlqime dhe 4500 shpërndarje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco