FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm trondit Britaninë: 34 të plagosur dhe qindra të evakuuar

FOTO/ Shpërthimi i fuqishëm trondit Britaninë: 34 të plagosur dhe qindra të evakuuar

09:48, 26/03/2017
A+ Aa A-

Dy persona janë plagosur rëndë dhe 32 të tjerë lënduar  gjatë shembjes së disa ndërtesave në Britani, si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm gazi ne Liverpul.

Një numër i madh shtëpish u evakuuan menjëherë dhe më shumë se 100 njerëz u zhvendosën në një kishë aty pranë, raporton “BBC”.

Shërbimet emergjente ishin thirrur nga banorët për shkak të një "incidenti të madh" në Wirral, në rreth orës 21:00 , mbrëmjen e të shtunës .

Të plagosurit u dërguan në spitalet e Merseyside dhe Chester dhe North West.

Dan Stephens, zyrtari më i lartë i Shërbimeve të Zjarrit në zonë, tha se shkalla e dëmtimit është e konsiderueshme./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco