VIDEO/ Po ndodh: Arkeologët grek hapin varrin e Jezu Krishtit në Jeruzalem

VIDEO/ Po ndodh: Arkeologët grek hapin varrin e Jezu Krishtit në Jeruzalem

09:31, 22/03/2017
A+ Aa A-

Varri i restauruar ku besohet se është varrosur trupi i Jezusit pas kryqëzimit të tij po zbulohet zyrtarisht në një ceremoni në Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem.

Një ekip shkencëtarësh dhe restauruesish grekë kanë përfunduar projektin e rinovimit nëntë-mujor, i cili u përqendrua në një strukturë të vogël mbi dhomën e varrimit, e njohur si "Edicule". Ky është monumenti më i shenjtë në krishterim, shkruan “The Guardian”.

"Në qoftë se ndërhyrja nuk kishte ndodhur tani, ekziston një rrezik shumë i madh që mund të ketë conte në kolaps - tha  Bonnie Burnham, përfaqësuse e Fondit të Monumenteve Botërore, e cila po mbikëqyr projektin - Ky është një transformim i plotë i monumentit."

Restaurimi delikat është kryer nga një ekip prej 50 ekspertësh nga Universiteti Teknik Kombëtar i Athinës, i cili ka punuar më parë në Akropoli, në kryeqytetin grek dhe Shën Sofia në Stamboll. /SYRI.net/  

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco