Erdogan kërcënon se mund të shkëpusë lidhjet me BE-në: Europa fashiste dhe mizore

Erdogan kërcënon se mund të shkëpusë lidhjet me BE-në: Europa fashiste dhe mizore

13:26, 21/03/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka përshkruar Evropën si "fashiste dhe mizore", dhe tha se ajo i ngjan epokës së Luftës së Dytë me ndalimin e disa mitingje turke.

Erdogan tha se Turqia mund të shqyrtojë lidhjet e saj me Evropën, pas referendumi prillit , i cili pritet t'i japë kompetenca shumë më të  mëdha, shkruan “The Independent”.

Turqia është zhytur në një krizë diplomatike me Europën, pasi Gjermania dhe Holanda ndaluan disa mitingje që kishin për qëllim forcimin  e mbështetjes për referendumin. Por pas ndalimit të tyre Erdogan e quajti Holandën "mbeturinë naziste" dhe akuzoi Gjermaninë  për "veprime fashiste".

Erdogan tha se Turqia nuk kërcënohet  më me procesin e  anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe shtoi se, tani e tutje, nuk do të lejojë asnjë nga evropianët në tokën turke për të kryer "spiunazh" nën pretekste të ndryshme./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco