VIDEO/ Forcat speciale të Dubait: Robotët i bashkohen policisë së qytetit në maj

VIDEO/ Forcat speciale të Dubait: Robotët i bashkohen policisë së qytetit në maj

10:20, 21/03/2017
A+ Aa A-

Oficerët e parë robotik në Emiratet e Bashkuara Arabe do t’i bashkohen policisë së Dubait në maj, kanë konfirmuar zyrtarët. Ata saktësuan se robotët do të përbëjnë 25 për qind të forcave policore deri në vitin 2030 raporton “RT”.

Emiratet e Bashkuara Arabe po ‘sakrifikojnë’ një grup të madh policësh për ti zëvendësuar me robotë, si pjesë e planit të tyre për ta bërë Dubain, "një nga 5 qytetet më të mirë në botë” përsa i përket sigurisë.

"Ne planifikomjë që në të ardhmen të trajtojmë shumë robotë si policë. Deri në vitin 2030, robotët do të përbëjnë rreth 25 për qind të forcës së përgjithshme të policisë”, tha Abdullah Bin Sultan, drejtor i Qendrës së inteligjencës në Policinë e Dubait./SYRI.net/ 

 


 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco