FOTO/ Natë 'terrori' në SHBA: Kamioni hyn mes turmës së spektatorëve, 28 të plagosur

FOTO/ Natë 'terrori' në SHBA: Kamioni hyn mes turmës së spektatorëve, 28 të plagosur

10:33, 26/02/2017
A+ Aa A-

Një kamion i drejtuar nga një shofer i dehur ka hyrë mes një turme spektatorësh në një paradë në Nju Orleans të shtunën në mbrëmje, duke plagosur të paktën 28 persona.

Policia ka bërë me dije se  21 janë transportuar me autoambulancë në shtatë spitalet e zonës dhe se në mesin e tyre ka edhe disa fëmijë.

Shefi i Departamentit të Policisë, Michael Harrison, tha se një person është arrestuar dhe po hetohet për drejtim mjeti në gjendje të  dehur.

Ai tha se policia nuk dyshon për terrorizëm, shkruan amerikani “ABC News”. Ndër të plagosurit ishte edhe një oficer, ka shtuar shefi i policisë./SYRI.net/ 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco