Tjetër masakër kamikaze, të paktën 42 të vdekur në Siri

Tjetër masakër kamikaze, të paktën 42 të vdekur në Siri

14:38, 25/02/2017
A+ Aa A-

Të paktën 42 persona, të cilët i përkisnin forcave siriane të sigurisë, humbën jetën pas sulmeve që kishin në shënjestër ndërtesat qeveritare të sigurisë në qytetin airian të Homsit, njoftoi sot një grup monitorimi.

”Mes viktimave ishte edhe shefi i shërbimit sekret ushtarak të qytetit”, shtoi Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Këto sulme, për të cilat besohet se janë kryer nga kamikazë, kanë lënë edhe një numër të papërcaktuar të plagosurish, përfshirë shefin e shërbimit të sigurisë për Homsin”, sipas OSDH-së.

Deri tani, askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco