Çudia, universiteti përjashton 26 femra se ... dukeshin si burra

Çudia, universiteti përjashton 26 femra se ... dukeshin si burra

21:58, 23/02/2017
A+ Aa A-

Universiteti “Umm al-Kura” në Arabinë Saudite ka përjashtuar së fundmi 27 studente femra për shkak se dukeshin si burra, tha grupi i vajzave ato për gazetën lokale " Mecca”.

“Studentet me sa duket u përjashtuan për shkak se ato kishin "prerje të flokëve si burra, nuk përdornin make-up, bizhuteri ose aksesore, mbathnin veshje të markave që përdorin burrat, kishin ecje mashkullore, tipare të mprehta të fytyrës, shpatulla të gjera dhe një nishan në fytyrë", raportoi gazeta.

Studentet kundërshtuan vendimin. Ato thanë se, nishanet, karakteristikat e mprehta të fytyrës dhe shpatullat e gjera, janë gjëra për të cilat nuk mund të bëjnë asgjë. Ato thanë se nuk përdorin make-up për shkak të fytyrës së ndjeshme, se kanë ecje normale dhe kanë veshur rroba sportive uniseks.

Ekspertët thanë për gazetën se, studentet mund të apelojnë vendimin, dhe të marrin një dënim më të butë, duke i dërguar një kërkesë me shkrim autoriteteve përkatëse.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco