Avionët ushtarakë izraelitë godasin depot e armëve pranë Damaskut

Avionët ushtarakë izraelitë godasin depot e armëve pranë Damaskut

10:45, 22/02/2017
A+ Aa A-

Avionë ushtarakë izraelitë goditën sot depot e armëve pranë Damaskut, njoftoi një grup monitorimi.

”Avionët lëshuan të paktën gjashtë raketa mbi depot, që ndodhen në Qutaifa, verilindje e Damaskut”, deklaroi Rami Abdel Rahman, shef i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH).

”Nuk dihet ende nëse depot i përkasin ushtrisë siriane apo lëvizjes aleate të hezbollahëve libanezë”, shtoi ai.

Nuk ka ende një koment zyrtar nga Damasku.

Janarin e kaluar, qeveria siriane akuzoi Izraelin për një sulm kundër bazës ajrore Mezzeh, në perëndim të Damaskut.

Ndërkohë, Izraeli komenton rrallë për të tilla njoftime

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco