Kim Jong-un porositi vrasjen e vëllait? Diplomati i Koresë së Veriut i dyshuari kryesor

Kim Jong-un porositi vrasjen e vëllait? Diplomati i Koresë së Veriut i dyshuari kryesor

08:47, 22/02/2017
A+ Aa A-

Malajzia ka kërkuar ndihmën e Koresë së Veriut në kërkim të një zyrtari të lartë të ambasadës, i cili është shpallur në kërkimin për vrasjen e Kim Jong-nam.

Vëllai i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, u vra  javën e kaluar në aeroportin e Kuala Lumpur.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, shefi i policisë malajziane, Khalid Abu Bakar, deklaroi se ishte në kërkim të tre shtetasve koreano-veriorë, përveç të dyshuarve të shpallur më parë.

Një prej tyre është Hyon Këang Song, sekretari i dytë i ambasadës Koresë së Veriut në Kuala Lumpur, i shpallur si i dyshuari kryesor.

Policia konfirmoi edhe detajet e vrasjes, duke thënë se dy gra iu afruan dhe i zynë fytyrën me një leckë të helmuar, shkruan”BBC”

Ekziston dyshimi i përhapur se  Koreja e Veriut ishte pas sulmit dhe se urdhri për vrasjen e tij ka ardhur nga vetë i vëllai, Kim Jong-un./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco