Aksident hekurudhor në Indi, 26 të vdekur dhe 50 të plagosur

Aksident hekurudhor në Indi, 26 të vdekur dhe 50 të plagosur

09:58, 22/01/2017
A+ Aa A-

Të paktën 26 persona janë vrarë dhe 50 të tjerë janë plagosur mbrëmjen e së shtunës, kur 9 vagonët e një treni pasagjerësh dolën nga shinat në lindje të Indisë.

Treni ekspres nga Jagdalpur  për në Bhubanesëar u aksidentua në afërsi të stacionit Kuneri në shtetin e Andhra Pradesh, rreth 30 km jashtë qytetit të Raigarth.

Sipas policisë lokale, mendohet se shkak I daljes së trenit nga shinat është bërë një gabim teknik. Hekurudhat e shtetit të Indisë, të ndërtuara gjatë sundimit kolonial britanik, kanë një rekord të tmerrshëm sigurie për shkak të mungesës së investimeve në dekada dhe çmimit të ulët të biletës për 23 milionë pasagjerë që përdorin rrjetin çdo ditë.

Në fund të vitit të kaluar, 150 persona humbën jetën kur një tren doli nga shinat në veri të shtetit Uttar Pradesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco