Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën

Erdogan, studentit shqiptar: Të uroj karrierë në Turqi e të kthehesh e ta ndihmosh Kosovën

08:16, 22/01/2017
A+ Aa A-

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, në një emision televiziv i është përgjigjur një studenti të Kosovës.

“Ishim në Komisionin e Ministrave dhe po garonim me Amerikën se a do ta njohin ata të parët, apo ne. Prisja lajme nga bashkëpunëtorët dhe më thanë se Amerika e njohu, ndërkohë që ne jemi të dytët”, i ka thënë Erdogani studentit Ekrem Zajmi, që studion në Turqi, transmeton Telegrafi.

Erdogani tha se Ekremi vjen nga vendi i tyrbes së Sulltan Muratit dhe se Kosova me Turqinë kanë histori të përbashkët.

Presidenti turk thotë se vazhdon të lobojë për Kosovën, për njohjen e këtij shteti. Ndërkaq, shpreh habi me arsyetimet e shumë shteteve që hezitojnë në këtë njohje.

“Turqia ishte ndryshe në marrje e këtij vendimi. Ne i hapëm dyert për Kosovën dhe vëllezërit shqiptar dhe nëse do Allahu, pas karrierës së suksesshme këtu, të ktheheni në shtetet e juaja e të kontribuoni aty. /Telegrafi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco