FOTO/ Si e kaloi Barack Obama ditën e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë

FOTO/ Si e kaloi Barack Obama ditën e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë

21:29, 21/01/2017
A+ Aa A-

Ish-Presidenti i SHBA Barack Obama i është rikthyer jetës së tij si qytetar i thjeshtë në ditën e parë jashtë Shtëpisë së Bardhë.

Obama ka shkuar këtë të shtunë në palestër, zbulon Daily Mail.

Ai është fotografuar duke u drejtuar për në Thunderbird Country Club në Rancho Mirage, Kaliforni, për një seancë një orëshe stërvitjeje.

Vetëm një ditë pas largimit nga zyra, Barack ndodhet në zonën e Palm Springs për pushime. Ai dhe Michelle po qëndrojnë në vilën e ambasadorit spanjoll James Costos dhe bashkëshortit të tij, Michael Smith në Rancho Mirage.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco