Dridhet ISIS/ Ja deklarata e presidentit Trump që ka tmerruar terroristët

Dridhet ISIS/ Ja deklarata e presidentit Trump që ka tmerruar terroristët

13:53, 21/01/2017
A+ Aa A-

Donald Trump është betuar më parë si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe për këtë terroristët islamikë, duhet të shqetësohen.

Gjatë fushatës së tij elektorale, Trump ka premtuar se sapo të zgjidhej president do të kërkonte nga gjeneralët e tij më të mirë  hartimin e një plani për të mundur ISIS, gjatë 30 ditëve të para të qeverisjes.

Ndërkohë, pak momente pasi presidenti Donald Trump u betua në detyrë, në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë u përditësuan edhe qasjet e presidentit të 45-të mbi politikën e jashtme, e cila shpall humbjen e ISIS dhe grupeve të tjera terroriste si "prioritetin më të lartë".

"Për të mposhtur dhe shkatërruar këto grupe, ne do të ndjekim veprime agresive ushtarake të përbashkëta dhe të koalicionit kur është e nevojshme. Përveç kësaj, administrata Trump do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të prerë fondet për grupet terroriste, për të zgjeruar ndarjen e inteligjencës, dhe për t'u angazhuar në ‘cyberëarfare’ për përçarjen dhe çaktivizimin e propagandës dhe rekrutimit", lexohet në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Visi22/01/2017 14:30

Ky po qe eshte burre. Le ti mbaje premtimet e te ngelet ne histori. Bota ka nevoje per nje dore re forte.

Shto koment

Denonco