VIDEO/ Deputetet turke, sherr të paparë në parlament: Grushta dhe shqelma kundër njera-tjetrës

VIDEO/ Deputetet turke, sherr të paparë në parlament: Grushta dhe shqelma kundër njera-tjetrës

11:07, 20/01/2017
A+ Aa A-

Sherr masiv, rrahje mes grave deputete gjatë një debati në parlamentin turk. Gjithcka ka nisur kur një ligjvënëse e Parlamentit të Turqisë i vuri prangat vetvetes në shenjë proteste kundër pakos së reformave, që Zyrës së presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i japin më tepër kompetenca ekzekutive.

Ky veprim nga ligjvënësja e pavarur, Aylin Nazliaka, ka shkaktuar ndërprerje prej dy orësh në debat për ndryshimet kushtetuese, me të cilat do të zgjerohej autoriteti i Erdoganit.

Pas kësaj plasi përleshja, femrat deputete janë rrahur keqazi, aq sa dy prej tyre përfunduan në spital. Ligjvënësja Pervin Buldan, nga një parti prokurde, është dërguar në spital meqë raportohet se ishte qëlluar në gjoks. Ligjvënësja e Partisë për Zhvillim dhe Drejtësi në qeveri, Gokcen Enc, ishte akuzuar nga opozita se i ka sulmuar koleget e saj deputete. Partia e saj tha se deputetja Enc, po ashtu, ishte dërguar në spital për dyshime se ishte goditur në qafë dhe shpinë. Kjo ishte hera e tretë që debatet për amandamentet e propozuara në Parlamentin e Turqisë kanë rezultuar me rrahje.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco