11 janari, Dita e Ndërgjegjësimit për Skllavërinë

11 janari, Dita e Ndërgjegjësimit për Skllavërinë

14:34, 11/01/2017
A+ Aa A-

11 janari është Dita e Ndërgjegjësimit për Skllavërinë dhe Trafikimin e Qënieve Njerëzore, ndërsa janari është Muaji i Parandalimit për Trafikimin e Qënieve Njerëzore.

Por për ata miliona njerëz të shtrënguar në punë të detyrueshme, në skllavërinë e kohëve të sotme, dhe trafikim njerëzor, shprehet ambasada amerikane në Tiranë, kjo ditë nuk është ndryshe nga të tjerat: ata punojnë në kushte të tmerrshme, ndërsa ata që i shfrytëzojnë marrin përfitimet.

Shumë prej këtyre viktimave janë grupet më të pambrojtur në botë: fëmijët, emigrantët, popullsitë indigjene, dhe njerëz të mbërthyer nga varfëria. Nuk mjafton vetëm të reflektojmë për një ditë. Lufta ndaj punës së detyruar dhe trafikimit të qënieve njerëzore është sot më urgjente se kurrë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco