Refugjatët janë të detyruar të jetojnë në temperatura të acarta në kampet e mbuluara me dëborë në Greqi për shkak se shtetet e BE-së kanë dështuar të marrin pjesën e tyre të azilkërkuesve, shkruan “Euronews”.
Moti ekstrem përfshiu edhe ishujt grekë gjatë ditëve të fundit, duke lënë mijëra të refugjatë të guximshëm në kushte te mjerueshme, me vetëm një tendë mbi koka.
Agjensia e refugjatëve të OKB-së tha se presioni në kampet e tejmbushura në ishull do të lehtësohej nëse vendet e BE-së do të përmbushnin premtimin e tyre për të marrë numrin e caktuar të azilkërkuesve.
Komisioni Evropian njoftoi në shtator të 2015-ës një skemë për të zhvendosur 160.000 refugjatë nga vendet e goditura nga kriza e emigrantëve. Ai përfshinte edhe premtimet për të rishpërndarë rreth 66.000 refugjatë nga Greqia, por për gati 18 muaj me radhë, janë lëvizur vetëm 7800 azilkërkues. /SYRI.net/
Here are the shocking living conditions at Greece's Moria refugee camp, where we're working. Europe must help Greece by taking more refugees pic.twitter.com/4ZNbPN6XjM
— Doctors of the World (@DOTW_UK) January 10, 2017
© SYRI.net