‘Grabitqar! Imoral!’ Mishelle Obama ‘gozhdon’ Donald Trump

‘Grabitqar! Imoral!’ Mishelle Obama ‘gozhdon’ Donald Trump

10:27, 14/10/2016
A+ Aa A-

Pas komente vulgare mbi femrat, duket se Zonja e Parë e Amerikës ka vendosur marrë frerët e situatës dhe ka vënë me shpatulla pas murit Donald Trump

Michelle Obama kritikoi më ashpër se kurrë republikanin por mbrojtësit qe tij kur thanë se ai nuk po kandidon për Papë.
Duke folur në një tubim të Hillari Clintonit në Neë Hampshire, zonja Obama tha se këto komente nuk mund të mbeten thjesht shënime të një sezoni zgjedhjesh të trishta.

“Kjo nuk është thjesht një bisedë e ndyrë. Nuk ishin batuta të rëndomta burrash. Por ishte një individ i fuqishëm që flet lirshëm dhe hapur mbi sjelljen e tij seksuale prej grabitqari, me një gjuhë aq imorale saqë kishm frikë të hapnim televiziorin, se do të dëgjonin fëmijët. Madje, edhe më keq, tani është e qartë se nuk është një incident i izoluar. Nuk dihet i sati shembull është i mënyrës sesi ai i ka trajtuar gratë gjatë të gjithë jetës së tij. Unë ndihem keq dhe ju po ashtu. Komentet e turpshme mbi trupat tanë, mungesa e respektit për ambiciet dhe zgjuarsinë, besimi se mund t’i bësh çdo një gjë gruaje, janë  mizore”, tha Michelle Obama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco