Emailet/ Fushata Clinton tallet me besimtarët katolikë

Emailet/ Fushata Clinton tallet me besimtarët katolikë

09:38, 13/10/2016
A+ Aa A-

Donald Trump i  ka bërë thirrje Shtëpisë së Bardhë të kushtojë vëmendje publikimit të fundit të emaileve të reja të fushatës së Hillary Clinton në të cilën janë diskredituar keqazi konservatorët katolikë.

Komentet dyshohet se janë bërë në  prillit të vitit 2011 mes drejtoreshës së komunikimit të Clintonit,  Jennifer Palmieri dhe kolegëve të saj demokratë.

Herë pas herë kolegët duket se tallen me mandatin e medieve, Rupert Murdoch, për rritjen e fëmijëve të tij si katolikë .

Kryetari republikan, Paul Ryan, tha se komentet ishin "tronditëse".

Bisedat u zbuluan këtë javë në mesin e mijëra emaileve të publikuara nga WikiLeaks.

Detajet e mesazheve tregojnë një bisedë mes drejtoreshes së komunikimit dhe John Halpin, një anëtar i lartë demokrat .

Halpin, i cili është vetë katolik, shkruante: "I çmenduri Rupert Murdoch, i kishte pagëzuar fëmijët e tij në Jordani, ku ishte pagëzuar edhe Jezusi."

Publikimi i emaileve tregon gjithashtu edhe konfliktet brenda fushtës Clinton. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco