Erdogani thirrje të ndjerë botës: Ndihmojini njerëzit e pafajshëm të Alepos

Erdogani thirrje të ndjerë botës: Ndihmojini njerëzit e pafajshëm të Alepos

10:40, 17/12/2016
A+ Aa A-

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan beri thirrje dje në profilin e tij në Twitter se armëpushimi dhe evakuimi nga Alepoja është shpresa e fundit për njerëzit në këtë qytet duke theksuar se bota duhet t'i ndihmoje banorët e pafajshëm të qytetit famekeq.

Në mesazhin e publikuar në disa gjuhë, presidenti turk i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndihmojë njerëzit e qytetit të shkatërruar sirian.

“Iu bëj thirrje të gjitha palëve dhe bashkësinë ndërkombëtare që të respektojnë armëpushimin e arritur dhe të ofrojnë mbështetje për procesin e evakuimit. Turqia nuk i ka kthyer shpinën popullit të Alepos dhe as që do ta bëjë këtë. Me çfarëdo çmimi do të bëjmë gjithçka për të shpëtuar madje edhe një jetë”, deklaroi Erdogan.

 “Armëpushimi në Alepo, i arritur me përpjekjet e Turqisë si dhe vazhdimi i evakuimit ndoshta janë edhe shpresa e fundit për njerëzit e pafajshëm në këtë qytet”, theksoi Presidenti turk.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Tags

Komentet

Shto koment

Denonco