Digjet nga zjarri magazina e kanabisit, plagosen 2 fëmijë

Digjet nga zjarri magazina e kanabisit, plagosen 2 fëmijë

21:43, 10/12/2016
A+ Aa A-

Dy fëmijë, njëri prej tyre vetëm 5 – vjeç përfunduan në spital, pasi një fabrikë kanabisi e fshehur në çatinë e një shtëpie mori flakë.

Ngjarja ndodhi në një banesë në Swinton, Greater Manchester në orët e para të mëngjesit të së shtunës.

I mituri dhe një 15 – vjeçar arritën të dilnin në kohë nga banesa, megjithatë ata u dërguan në spital për shkak të asfiksisë.

Sipas të përditshmes “Mirror”, lajmi për zbulimin e fabrikës së kanabisit u konfirmua nga policia. Në vendin e ngjarjes u arrestua një 34 – vjeçar, i akuzuar për kultivim të lëndëve narkotike. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco