Aksident i rëndë rrugor, 4 të vdekur dhe 37 të plagosur...

Aksident i rëndë rrugor, 4 të vdekur dhe 37 të plagosur...

13:09, 24/03/2018
A+ Aa A-

Të paktën katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 37 të tjerë janë plagosur,  pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qytetit Aksaray.

Mediat turke raportojnë se autobusi ishte nisur nga Stambolli drejt Adiyaman. Nga të dhënat e raportuara mësohet se drejtuesi i mjetit humbi kontrollin në afërsi të qytetit Aksaray.

Në vendin e aksidentit arritën ekipe të ndihmës së shpejtë dhe ato të shpëtimit, ndërsa të lënduarit u transferuan në spital.

Deniz Pinar, njëri nga pasagjerët që në aksidetin nuk pësoi lëndime, tha për AA se ishte zgjuar kur autobusi doli nga rruga.

 “Isha zgjuar dhe vërejta se si autobusi po del nga rruga. Shpejt më pas edhe u përmbysëm. Shoferin me siguri e ka zënë gjumi mbi timon”, tha Pinar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco