Shpërthen fabrika e lëndëve kimike, 6 të vdekur

Shpërthen fabrika e lëndëve kimike, 6 të vdekur

11:45, 22/03/2018
A+ Aa A-

Një shpërthim ka ndodhur në fabrikën e lëndëve kimike në Republikën Ceke ku kanë mbetur të vdekur 6 persona.

Shpërthimi ndodhi në qytetin e Kralupy, në veri të kryeqytetit të Pragës. Mediat lokale kanë raportuar se disa persona janë plagosur rëndë.

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës.

Një zyrtar tha se shpërthimi ndodhi në një vend industrial në qytet.

Një zëdhënës i Unipetrol tha se "ngjarja e jashtëzakonshme ndodhi në ambjentet tona".

Zëdhënësja e zjarrifksesve Vladimara Kerekova tha se gjashtë vetë vdiqën dhe një numër i papërcaktuar u plagosën.

Një zëdhënëse e policisë tha: "Sipas raporteve fillestare, një shpërthim ndodhi në një nga kompanitë në lokal dhe po heteohte për shkakun

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco