U zhduk 3 muaj më parë, rigjendet një tablo e Degas në një autobus në Francë

U zhduk 3 muaj më parë, rigjendet një tablo e Degas në një autobus në Francë

05:21, 24/02/2018
A+ Aa A-

Tabloja e zbuluar nga dogana në pjesën e bagazheve të një autobusi të parkuar në një zonë në rajonin e Parisit, mund të jetë vepra e Edgar Degas, e vjedhur në fund të 2009 në Marsejë.

“Të gjitha indiciet të lënë të kuptosh se bëhet fjalë për ‘Koristët’, një vepër e Edgar Degas”, sipas doganës.

Të martën agjentët e saj zbuluan një tablo që mund të ishte e piktorit të famshëm impresionist, në pjesën e bagazheve të një autobusi të parkuar në zonën Senë-Marne, gjatë një kontrolli.

Asnjë nga pasagjerët e autobusit nuk mori përsipër pronësinë e veprës së zbuluar.

Askush nuk është ndaluar nga dogana.

“Koristët”, E quajtur gjithashtu “Figurantët”, është një vepër në pastel me përmasa 32×27 centimetra e vitit 1877.

Piktura paraqet një grup koristësh me kostume duke kënduar në skenën e operas. Vepra u zhduk më 31 dhjetor, pa lënë asnjë gjurmë.

Tabloja vlerësohet mes vlerës 800 000 deri në 30 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco