Skandali seksual, dorëhiqet numri 2 organizatës bamirëse

Skandali seksual, dorëhiqet numri 2 organizatës bamirëse

21:23, 12/02/2018
A+ Aa A-

Skandali seksual që ka përfshirë organizatën e njohur të bamirësisë OXFAM ka bërë që një nga drejtueset më të rëndësishme të saj të japë dorëheqjen. Në një deklaratë për mediat, Penny Laërence tha se është gati të marrë përsipër përgjegjësitë.

Numri dy i organizatës joqeveritare OXFAM ka dhënë dorëheqjen pas zërave për përfshirje në skandal seksual të punonjësve të saj. Grupi i bamirësisë akuzohet se ka fshehur të dhënat e një hetimi të brendshëm, që tregonin se anëtarët e stafit kishin shfrytëzuar prostitutat gjatë misionit të vitit 2011, në Haitin e goditur nga tërmeti. Nëndrejtoresha, Penny Lawrence, deklaroi se ndihej e turpëruar dhe se merr përsipër çdo përgjegjësi.

Zonja Laërence u bashkua me OXFAM në vitin 2006 në postin e drejtores për programet ndërkombëtare, duke udhëhequr ekipe në mbi 60 vende të botës. “Një sërë shqetësimesh janë ngritur për sjelljen e stafit tonë në Çad dhe Haiti dhe ne nuk kemi arritur t’i adresojmë ato si duhet”, tha ish-drejtuesja në një deklaratë të shkruar. Ajo pranon se, të dhënat për shfrytëzim prostitucioni në shtetin afrikan kishin dalë në dritë shumë më herët se ato për rastet në Haiti.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco