Akuza e Gjermanisë: Kina përdor rrjetin Linkedin për aktivitete spiunazhi

Akuza e Gjermanisë: Kina përdor rrjetin Linkedin për aktivitete spiunazhi

12:37, 12/12/2017
A+ Aa A-

Rrjetet sociale po përdoren edhe për aktivitete spiunazhi. Të paktën këtë mendon shërbimi gjerman i kundërzbulimit, BfV, sipas të cilit Kina ka aktivizuar taktikat e reja informative për të penetruar dhe mandej rekrutuar njerëz në establishmentin politik të Gjermanisë.

Kreu i shërbimit, Hans-Georg Maassen, deklaroi se tentativa për t’u vënë në kontakt përmes rrjeteve sociale, profileve false në to, sidomos në Linkedin, është bërë me të paktën 10 000 shtetas gjermanë. Me këtë rast shërbimi gjerman publikoi edhe profilet false në Linkedin, duke sqaruar se personat pas tyre tentojnë të vendosin lidhje me synim kontaktimin e njerëzve të nivelit të lartë dhe të politikës. 

“Shërbimet kineze janë aktive në rrjetet si Linkedin dhe janë përpjekur për një kohë të nxjerrin informacione dhe të gjejnë burime për aktivitetin e tyre në këtë mënyrë”, sqaron shërbimi gjerman.

Kina është akuzuar së fundmi edhe për përpjekje për t’u infiltruar në zgjedhjet australiane.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco