Sulmet terroriste, Melbourne instalon ‘sistemin e paralajmërimit’

Sulmet terroriste, Melbourne instalon ‘sistemin e paralajmërimit’

11:54, 12/12/2017
A+ Aa A-

Autoritetet në Melburn, Australi, kanë instaluar altoparlantë që janë të dizajnuara për të paralajmëruar publikun në rast emergjence.

‘Folësit’ janë pjesë e një përmirësimi të sigurisë pasi gjashtë vetë vdiqën në janar, kur një njeri i dyshuar i goditi me dashje me një makinë.

Policia do të përdorë folësit që do të vendosen në më shumë se 90 vende për të drejtuar publikun në raste urgjente.

Mesazhet do t’i këshillojnë njerëzit për lëvizjet e tyre më të sigurta, thanë zyrtarët.

“Sistemi i ri i altoparlantëve,do të ofrojë mbrojtje dhe paralajmërim më të madh për komunitetin në rast të një incidenti serioz”, tha Lisa Neville, e cila është ministre e policisë.

‘Publiku do të këshillohet të lëvizë ose të largohet nga një zonë ose të qëndrojë aty ku janë’- tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco