Planifikonte të vriste kundërshtarin, diktatorit  i kërkohet dorëheqja e menjëhershme

Planifikonte të vriste kundërshtarin, diktatorit i kërkohet dorëheqja e menjëhershme

11:07, 21/11/2017
A+ Aa A-

Zëvendëspresidenti i Zimbabvese, shkarkimi i të cilit çoi në marrjen në pushtetit nga ushtria javën e kaluar, i ka kërkuar presidentit Robert Mugabe të japë menjëherë dorëheqjen.

Emmerson Mnangagëa tha se ishte larguar jashtë vendit dy javë më parë kur mësoi për një komplot për ta vrarë atë dhe ai nuk do të kthehej derisa të ishte i sigurt për jetën.

Partia qeveritare pritet të fillojë procedimet e pezullimit të zotit Mugabe parlament më vonë të martën.

Anëtari i partisë, Paul Mangawana, tha se procesi mund të zgjasë deri në dy ditë. Ai tha se presidenti "e ka lejuar gruan e tij të uzurpojë pushtetin kushtetues, kur ajo nuk ka të drejtë për të uhdëhequr qeverinë".

Grace Mugabe është parë si pasardhëse e mundshme e presidentit Mugabe, i cili është 93 vjeç, përpara grushtit ushtarak javën e kaluar.

Kushtetuta e Zimbabvesë e lejon shkarkimin e presidentit për "sjellje të pahijshme apo shkelje të kushtetutës". Por, Mugabe i ka befasuar qytetarët e tij të dielën me një fjalim televiziv, duke thënë se planifikon të mbetet president.

Mugabe ka dominuar skenën politike të Zimbabvesë prejse vendi ka shpallur pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1980./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco