Toto Riina do të varroset në Korleone, Kisha Katolike ndalon zhvillimin e ceremonisë

Toto Riina do të varroset në Korleone, Kisha Katolike ndalon zhvillimin e ceremonisë

16:33, 20/11/2017
A+ Aa A-

Bosi i bosëve të mafias siciliane “Cosa Nostra” Salvatore Riina do të varroset me një ceremoni private në varrezat e komunës së tij të vendlindjes në Korleone të Sicilisë.

Gjatë ditës së sotme pritet transferimi në rrugë tokësore ose ajrore i trupit të pajetë të Toto Riinas, nga spitali i Parmës ku ndërroi jetë më ora 3.37 min, të mëngjesit të 17 nëntorit, drejt Sicilisë.

Toto Riina do të varroset në varrezat e komunës së vogël të Korleones ku prehen dhe eshtrat e personave me kurajoz që e luftuan por dhe miqtë e tij mafiozë.

Në varrezat e Korleones gjendet hiri i bosit mafioz Bernardo Provenzano, si dhe janë varrosur mafiozët Michele Navarra, Luciano Liggio , ish bosët e Toto Riinas në kohën e rinisë së tij kriminale.

Po në varrezat e Korleones prehen dhe eshtrat e sindikalistëve socialistë Bernardino Verro e Placido Rizzotto që gjatë jetës së tyre e luftuan me kurajo deri sa u vranë barbarisht nga mafiozët korleonezë.

Kisha katolike italiane ka ndaluar zhvillimin e një ceremonie publike të varrimit të Totto Riinas bazuar në nenit 3 të Kodit të së Drejtës Kanonike i cili thotë se: “Nëse para vdekjes nuk ka asnjë shenjë pendimi, mëkatarët e qartë duhet të privohen nga varrimi kishtar”.

Gjatë orëve të fundit në varrezat e Korleones janë mbledhur gazetarë e trupa televizive nga e gjithë bota në pritje të zhvillimit të ceremonisë së vdekjes.

Gjatë ditës së sotme pritet autorizimi i Prokurorisë së Parmës për lejimin e zhvillimit të varrimit.

Autopsia mbi trupin e bosit mafioz u zhvillua ditën e shtunë 18 nëntor e mjeku ligjor i ka dorëzuar raportin përkatës prokurorit të Parmës Umberto Ausiello.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

loran shehu20/11/2017 17:27

pse kush pendoet kur vret nje armik

Shto koment

Denonco