NATO merr masa disiplinore për personin që ‘shpalli’ Erdoganin armik

NATO merr masa disiplinore për personin që ‘shpalli’ Erdoganin armik

08:18, 20/11/2017
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg informoi personalisht presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan për masat disiplinore që janë marrë ndaj një personi, sjellja e së cilit e shfaqi si “një armik” gjatë një faze stërvitore të Aleancës në Norvegji.

Gjatë bisedës telefonike të zhvilluar dje me liderin e hekurt të Turqisë, Stoltenberg shprehu ndjesë personalisht për incidentet që u shënuan gjatë një faze stërvitore të NATO-s në javën që lamë pas.

“Stoltenberg informoi Erdoganin për marrjen e masave disiplinore ndaj individit në fjalë dhe ndjekjen e procedurave të nevojshme për të shmangur çdo incident të këtij llojë në të ardhmen”, shtoi ky zyrtar.

Kreu i NATO-s kishte kërkuar ndjesë më herët të premten Turqisë, ushtrisë së dytë të Aleancës pas asaj të SHBA, për ofendimin e shkaktuar nga këto incidente, pasi Erdogan kishte urdhëruar tërheqjen e ushtarëve turq nga manovrat ushtarake./atsh/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco