Ups… Kërkohet dorëheqja e Donald Trump, por …

Ups… Kërkohet dorëheqja e Donald Trump, por …

16:07, 18/11/2017
A+ Aa A-

Një gafë e Departamentit Amerikan të Mbrojtës ka shkaktuar reagime të shumta. Në postimin e shpërndarë thuhej se ky departament kërkonte dorëheqjen  e presidentit Donald Trump.

Në fakt një prej operatorëve përgjegjës të profilit në rrjetin Twitter ka shpërndarë gabimisht një postim të një qytetari amerikan, ku kërkohej në mënyrë të qartë dorëheqja e presidentit Donald Trump.

Momentet e tensionit kanë qenë të forta pas këtij incidenti dhe mesazhi u zhduk shumë shpejt nga profili në Twitter i Pentagonit.

Por më pas pa ardhur dhe reagimi zyrtar nga zëdhënësja e Departamentit  Amerikan të Mbrojtjes deklaroi se përmbajtja e atij mesazhi nuk mbështetej nga departamenti, pasi lajmi nisi të bënte xhiron e botës.

Pentagoni pranoi se mesazhi ishte shpërndarë gabimisht nga një prej operatorëve përgjegjës të profilit në Twitter.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco