Gjykata belge vendos sot për ekstradimin e ish-liderit katalanas Puigdemont

Gjykata belge vendos sot për ekstradimin e ish-liderit katalanas Puigdemont

10:37, 17/11/2017
A+ Aa A-

ideri i shkarkuar katalanas Carles Puigdemont dhe katër ish-ministrat e tij sot do të paraqiten para gjykatës belge, në marrjen e parë në pyetje për ekstradimin paraprak në Spanjë.

Kjo do të jetë marrja e parë e tyre në pyetje pasi autoritetet belge i lanë të lirë.

Prokurori në Bruksel paraprakisht konfirmoi se marrja në pyetje do të mbahet me dyer të mbyllura.

Puigdemont dhe ish-ministrat katalanas kanë të drejtë të dorëzojnë ankesë ndaj vendimit paraprak për ekstradim. Në Belgjikë ata mund të qëndrojnë deri në fillimin e vitit të ardhshëm.

Zyra e prokurorit konfirmoi se u është caktuar masë që  asnjë të mos guxojnë ta braktisin Belgjikën pa leje gjyqësore, ata duhet ta japin adresën e tyre të saktë dhe personalisht të shkojnë në të gjithë seancat gjyqësore.

Kundër ish liderit, si dhe kundër nëntë anëtarëve të tjerë të kabinetit,  janë ngritur akuza për kryengritje, nxitje të kryengritjes dhe keqpërdorim të buxhetit. Puigdemont dhe katër ministrat nga qeveria e tij rajonale paraprakisht ikën në Belgjikë, duke mos i pritur aktakuzat nga qeveria spanjolle.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco