Ministri ngacmonte seksualisht kryetaren parlamentit! Elita politike në Britani ‘buzë greminës’

Ministri ngacmonte seksualisht kryetaren parlamentit! Elita politike në Britani ‘buzë greminës’

11:44, 03/11/2017
A+ Aa A-

Ministri britanik i Mbrojtjes, Sir Michael Fallon është akuzuar se kishte ngacmuar seksualisht kryetaren  e parlamentit, Andrea Leadsom.

Raportet e gazetave britanike bëjnë me dije se Leadsom u ankua për kolegun e saj të kabinetit, duke e akuzuar për komente të rënda seksuale.

Pretendimet vijnë një ditë pasi Sir Michael dha dorëheqjen nga postën e tij në Ministrinë e Mbrojtjes, duke thënë se sjellja e tij binte poshtë standardeve politike.

Pretendimet  datojnë që nga viti 2010 deri në vitin 2012, kur dy deputetët konservatorë ishin anëtarë të Komitetit të Thesarit dhe Sir Michael ishte gjithashtu kryetar i Partisë Konservatore.

Sipas “Sun” dhe “Daily Mail”, zonja Leadsom i kishte thënë Sir Michael se kishte duart e ftohta, por përgjigjja e tij e kishte lënë pa fjalë.

“Unë di një vend shumë të mirë ku mund ti vendosësh për t’i ngrohur”, i ishte përgjgjur ai.

Gazetat pohojnë se Sir Michael ishte i detyruar të jepte dorëheqjen nga posti si ministër i mbrojtjes pasi zonja Leadsom u ankua tek Kryeministrja Theresa May për incidentin e pretenduar.

Një burim i afërt me Sir Michael tha se ai " mohon kategorikisht " pretendimet e gazetave.

Image

Sir Michael konfirmoi të martën se gjithashtu se ishte konfrontuar me një gazetare, pasi e kishte prekur në mënyrë të papërshtatshme, gjatë një darke në vitin 2002 .

Një ditë më vonë, ai dha dorëheqjen.  Por rasti i Sir Fallon nuk është as i pari as i fundit që ka “fundosur” Parlamentin britanik, gjate kësaj jave.

Të tjera akuza tronditëse rreth sulmeve seksuale përfshinë një pretendim për drogë në barin e parlamentit.

Një ndihmëses të Partisë Konservatore. Ajo rrëfeu se dikush i kishte hedhur drogë në pije, në barin e Dhomës së Komuneve, të parlamentit.

Një tjeter grua tha se një deputet konservator, e kishte tërhequr me forcë prapa kolonave për ta prekur.

Kryeministrja Theresa May tha se ishte "shumë e shqetësuar" nga raportet e fundit lidhur me ngacmimet dhe abuzimet e dyshuara dhe bëri thirrje për një procedurë të re masash për të gjithë ata që punonin në Parlament.

'BBC' shkruan se numri i deputetëve britanike të përfshirë në afeera seksuale ka shuar tashme në 40. Ndër pretendimet janë një numër akuzash serioze për sjellje të papërshtatshme me anëtarët e rinj të stafit, përdorimin e prostitutave dhe ngacmimet ndaj sekretareve. /Përshtati për “SYRI.net:- Xhuljana Zani/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco