Ngjarja e rëndë: 4 burra përdhunojnë barbarisht vajzën poshtë urës, policia nuk heton

Ngjarja e rëndë: 4 burra përdhunojnë barbarisht vajzën poshtë urës, policia nuk heton

10:28, 03/11/2017
A+ Aa A-

Katër burra janë arrestuar për përdhunimin e një të reje në qytetin qendror indian të Bhopalit.

19-vjeçarja po kthehej nga një shkolla të enjten në mbrëmje, kur dy burra e sulmuan nën një urë.

Pasi e përdhunuan për orë të tëra, ata e lidhën dhe thirrën edhe dy burra të tjerë, të cilët gjithashtu abuzuan seksualisht me të.

Prindërit e adoleshentes, të cilët janë zyrtarë policie, kapën dy nga të dyshuarit pasi të paktën dy stacione policore  refuzuan të hetonin mbi denoncimin.

Prindërit e të rese thanë për gazetën “The Times of India” se një oficer policie u kishte thënë se adoleshentja ishte duke "shpikur gjithçka.”

"Ndërsa po vinte stacioni hekurudhor vajza ime pa dy nga përdhunuesit që po dilnin nga nje kafe, rreth 500 metra nga vendi i krimit", tha nëna në letër prekëse.

"Ne i kapëm dhe ia dorëzuam policisë," shtoi ajo.

"Kjo është një nga përvojat më të këqija të jetës sime. Nëse unë, si policë, duhet të ballafaqohemi me probleme të tilla për të denoncuar përdhunimin e vajzës sime, nuk mund ta imagjinoj atë që kalon një njeri i zakonshëm", shtoi ajo.

Dy oficerë policie janë shkarkuar pasi u zbuluan se nuk kishin pranuar të hetonin denoncimin.

Babai tha se ishte tronditëse që incidenti ndodhi vetëm 500 metra larg nga një stacion hekurudhor ku ka dhjetëra policë dhe roje sigurie./SYRI.net/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco