8 ministra në pranga dhe Presidenti në kërkim, Katalonja shpërthen në protesta

8 ministra në pranga dhe Presidenti në kërkim, Katalonja shpërthen në protesta

09:38, 03/11/2017
A+ Aa A-

Mijëra katalanas kanë protestuar kundër arrestimit të tetë ministrave rajonalë të shkarkuar nga puna për ‘shtyrjen e Katalonjës drejt pavarësinë’ .

Zyrtarët , të cilët u paraqitën në gjykatën e lartë të Spanjës , akuzohen për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Prokurorët po kërkojnë gjithashtu një urdhër arresti ndërkombëtar për udhëheqësin katalanas, Carles Puigdemont, i cili refuzoi të paraqitej në gjyq, dhe ndodhet në Belgjikë.

Të enjten, mijëra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit rajonal të Katalonjës në Barcelonë.

Shumë prej tyre mbanin flamuj dhe sllogane që lexonin "Liria për të burgosurit politikë".

Protesta të ngjashme pro u mbajtën në qytete të tjera katalanase. Partitë politike dhe grupet qytetare në rajonin e pasur verilindor kundërshtuan gjithashtu arrestet.

Image

Çfarë ndodhi në gjykatën e lartë të Spanjës në Madrid?

Nëntë nga 14 ministra katalanas të thirrur para gjykatëses Carmen Lamela u arrestuan.

Ajo tha se ata duhej të ndaloheshin, sepse mund të arratiseshin nga vendi ose të shkatërronin provat.

Ministrat dhe zyrtarët e arrestuar janë:

Ish Zëvendëspresidenti Oriol Junqueras
Ish ministri i brendshëm Joaquim Forn
Ish-Ministri i Punëve të Jashtme Raül Romeva
Ish ministri i drejtësisë Carles Mundo
Ish ministri i Punës Dolors Bassa
Ish këshilltari i Kryesisë së Qeverisë Jordi Turull
Ish ministri i Zhvillimit të Qëndrueshëm Josep Rull
Ish ministri i kulturës Meritxell Borras

Përveç zotit Puigdemont, prokurorët i kërkuan gjykatësin e gjykatës së lartë të Spanjës të lëshojë urdhër-arresti edhe për 4 ministra katalanas që ndohen në Belgjikë, së bashku Puigdemont.

Zyrtarët , të cilët u paraqitën në gjykatën e lartë të Spanjës , akuzohen për rebelim, trazira dhe keqpërdorim të fondeve publike.

Spanja është kapluar nga një krizë kushtetuese pas referendumin për në Katalonjë më 1 tetor, në kundërshtim me një vendim të gjykatës kushtetuese që e kishte shpallur të paligjshëm.

Javën e kaluar, Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy imponoi sundimin e drejtpërdrejtë mbi Katalonjën, duke shpërndarë parlamentin rajonal dhe duke bërë thirrje për zgjedhjet lokale më 21 dhjetor.

Kjo erdhi pasi ligjbërësit katalanas votuan për të shpallur pavarësinë e rajonit të pasur verilindor.

Përshtati për “SYRI.net:- Xhuljana Zani

Burimet : “El Pais”, “BBC News” 

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco