VIDEO/ Horror në qendrën tregtare në Poloni, sulmuesi godet njerëzit me thikë nga mbrapa

VIDEO/ Horror në qendrën tregtare në Poloni, sulmuesi godet njerëzit me thikë nga mbrapa

18:29, 20/10/2017
A+ Aa A-

Një grua është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur pasi janë sulmuar me thikë nga një person në një qendër tregtare në Poloni, ditën e sotme.


Një zëdhënës i policisë në qytetin Stalowa Wola tha se një 27-vjeçar banor i këtij i qytet u arrestua shumë shpejt pas sulmit të kryer pasditen e sotme në një nga qendrat tregtare në jugperëndim të këtij shteti.

Anna Klee, zyrtare policie bëri të ditur për agjencinë e lajmeve PAP se një 50 vjeçare mbeti e vrarë nga sulmi me thikë dhe të paktën 7 persona u plagosën.

“Ai po sulmonte njerëz nga prapa, duke i goditur me thikë,” i tha Klee PAP ndërsa shumë shpejt është vënë në prangat e policisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco