Një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë pritet të shpërthejë nga momenti në moment

Një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë pritet të shpërthejë nga momenti në moment

14:22, 19/10/2017
A+ Aa A-

Një nga vullkanet më të rrezikshëm në botë,  ishulli vullkanik La Palma, është goditur nga lëkundje të forta sizmike që mund të cojnë në shpërthimin e vullkanit nga momenti në moment.

Ishulli i famshëm turistik ndodhet pranë  ishujve Canary dhe ka një popullsi prej 86 mijë banorësh, një numër që rritet ndjeshëm gjatë sezonit turistik, përcjell albeu.com.

Nëse një ngjarje e tillë katastrofike do të dërgonte një valë baticash prej 600 metrash, mbi brigjet e Portugalisë, Spanjës dhe Britanisë së Madhe dhe do të shkaktonte shumë pasoja të rënda.

Më shumë se 40 tronditje u regjistruan në vetëm 48 orë, të gjitha midis 1.5 dhe 2.7 ballësh.

Edhe pse nuk janë të fuqishme, tërmetet ndodhën në një thellësi të cekët nën det.

Ashtu si Ishujt e tjerë Kanarie,  vullkani i La Palmas  konsiderohet si ndër më 'aktivët' në arkipelag.

“Një numër i tillë, i pazakontë i tronditjeve sizmike janë anormale”, tha drejtoresha e vëzhgimit të vullkaneve në Ishujt Kanarie.

Ajo tha se ka rritur mbikëqyrjen në ishull për të monitoruar rritjen e aktivitetit sizmik./SYRI.net/ 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco