FOTO/ Një qytet të tërë i mbuluar me shkumë! ‘Ofelia’ tmerron britanikët

FOTO/ Një qytet të tërë i mbuluar me shkumë! ‘Ofelia’ tmerron britanikët

09:19, 18/10/2017
A+ Aa A-

Stuhia ‘Ofelia’  ka shkaktuar disa fenomene të rralla ne Britani, duke përfshirë diellin e kuq dhe qindra zogj që fluturonin rreth e rrotull në qiell pak para goditjes së stuhisë.

Por pamjet nga Cleveleys, Lancashire, kanë treguar një tjetër ngjarje të çuditshme - një qytet të tërë i mbuluar me shkumë.

Për shkak të erërave të fuqishme dhe shkumës së detit, rrugët dhe ndërtesat janë mbuluar me shkumë duke vështirësuar edhe shumë kushtet e drejtimit të mjeteve.

Ngjarja e çuditshme u pa pak pasi ‘Ofelia’ goditi Irlandën dhe Britaninë e Madhe me erëra deri në 100 kilometra në orë. 

Tre persona kanë vdekur, duke përfshirë një grua në moshën 50 vjeçare dhe një burrë rreth të 30-ve pas stuhisë që goditi Ishujt Britanikë.

Sipas zyratarëve policorë, gruaja vdiq pasi një pemë ra në makinën e saj.

Rreth 360,000 shtëpi dhe biznese në Republikën Irlandeze dhe 1,300 në Irlandën e Veriut kanë mbetur pa energji elektrike./SYRI.net/ 

Image

ImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco