Madagascari preket nga murtaja, 57 të vdekur dhe 680 persona të sëmurë

Madagascari preket nga murtaja, 57 të vdekur dhe 680 persona të sëmurë

11:48, 17/10/2017
A+ Aa A-

Murtaja është përhapur në mënyrë të frikshme në Madacascar duke shkaktuar vdekjen e 57 personave dhe duke infektuar plotë 680 të tjerë.

Shifrat e fundit tregojnë se nga 12 Tetori të paktën 329 persona mendohet se kanë qenë te prekur nga kjo sëmundje dhe se 25 persona kanë gjetur vdekjen. Këto shifra u raportuan nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si edhe nga Byroja Kombëtare për Rreziqet dhe Menaxhimin e Fatkeqësive.

Ky nuk është një rast i panjohur në këtë vend ndërsa shifrat tregojnë se kjo sëmundje prek pothuajse 400 persona çdo vit. Por kësaj radhe ekspertët ngrenë alarmin për shkak se kjo sëmundje erdhi më herët se zakonisht dhe po prek vende të reja dhe qendra urbane.

Komuniteti Europian po e merr tepër seriozisht situatën e krijuar në Madagascar duke mbledhur fonde dhe duke dërguar antibiotik për të infektuarit. Risqet për një përhapje të mundshme jashtë kufijve janë tepër të vogla për shkak se personat të cilët janë të prekur nga kjo sëmundje e kanë tepër të vështirë qarkullimin jashtë teritorit për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore.

Mortaja shkaktohet nga një bakter i quajtur Yersinia Pestis dhe ky bakter përhapet tek njerëzit nëpërmjet pickimit të një pleshti i cili gjendet tek minjtë. Ky virus helmon gjakun dhe më pas kalon tek gishtat e duarve duke i kthyer ato në ngjyrë të zezë nëse nuk kurohet në kohën e duhur.

Mortaja goditi për herë te parë ne perandorin Romake në shekullin e VI duke vrarë 25 milionë njerëz. Ajo u përhap më pas në të gjithë Europen duke eliminuar 60% të popullsisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco