Koalicioni ndërkombëtar i kërkon Bagdadit dhe kurdëve të evitojnë konfliktin

Koalicioni ndërkombëtar i kërkon Bagdadit dhe kurdëve të evitojnë konfliktin

15:31, 16/10/2017
A+ Aa A-

 – Koalicioni ndërkombëtar i drejtuar nga SHBA-ja i kërkoi sot pushtetit qendror irakian dhe autoriteteve kurde të evitojnë përshkallëzimin, ndërkohë që përplasje të përgjakshme kanë ndodhur në rajonin e pasur me naftë të Kirkukut, ku Bagdadi ka filluar një operacionushtarak.

“Ne vazhdojmë të nxisim dialogun mes autoriteteve irakiane dhe kurdëve”, thuhet në një komunikatë të këtij koalicioni.

“Të gjtiha palët duhet të qëndrojnë të përqëndruara në luftën kundër armikut tonë të përbashkët, ISIS-i në Irak”, vazhdon koalicioni.

Pas dështimit të dialogut dhe mbarimit të ultimatumit të vendosur nga pushteti qendror, ushtria irakiane filloi përparimin drejt fushave naftëmbajtëse të provincës dhe rimorri nga kontrolli i kurdëve rrugët dhe infrastrukturat e prodhimit të enerdhisë dhe të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco