Nuk ndalet Inteligjenca Artificiale/ 'Open AI' prezanton modelin e ri të emërtuar “Sora”

Nuk ndalet Inteligjenca Artificiale/ 'Open AI' prezanton modelin e ri të emërtuar “Sora”

14:48, 16/02/2024
A+ Aa A-

Inteligjenca artificiale po përparon me hapa të shpejtë… Këto pamje janë mundësuar nga udhëheqësi i inteligjencës artificiale ‘Open AI’ në prezantimin e modelit të ri ‘Sora’. Ekspertët e fushës kanë zbuluar se aplikacioni është në gjende të krijojë video me imazhe reale dhe imagjinare, deri në 60 sekonda, sipas udhëzimeve të një teksti të shkruar. Në përshkrimin e risisë, kompania thotë se zotëron aftësinë për të shfaqur skena me karaktere të shumta, lloje specifike të lëvizjes dhe detaje të hollësishme të sfondit.

“Modeli e kupton jo vetëm atë që përdoruesi ka kërkuar me shkrim, por edhe se si ato kërkesa ekzistojnë në botën reale’ shtohet në postimin në X.

OpenAI ka deklaruar se synon të trajnojë modelet artificial në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të zgjidhin problemet që kërkojnë ndërveprim në botën reale.

Megjithatë, kritikët theksojnë se problemi kryesor në të tilla inovacione mbetet siguria.

Kompania thotë se planifikon të punojë me një ekip ekspertësh për të testuar modelin më të fundit dhe për të parë nga afër fusha të ndryshme duke përfshirë dezinformimin, përmbajtjen me urrejtje dhe paragjykimet. Gjithashtu po ndërton mjete për të ndihmuar në zbulimin e informacionit të rremë. Sora fillimisht do të vihet në dispozicion të profesorëve të sigurisë kibernetike, të cilët mund të vlerësojnë produktin për dëmet ose rreziqet.

Po ashtu po u jep akses një numri artistësh vizualë, stilistësh dhe kineastësh për të mbledhur komente se si profesionistët krijues mund ta përdorin atë.

Përditësimi më i fundit vjen ndërsa OpenAI vazhdon të avancojë ChatGPT.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco