Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Mblesi i 280 çifteve nga Gramshi me vetëm një divorc, por gruan e tij e ka njohur vetë

Mblesi i 280 çifteve nga Gramshi me vetëm një divorc, por gruan e tij e ka njohur vetë

17:37, 14/02/2024
A+ Aa A-

Teksa të dashuruarit sot festojnë ditën e tyre, qindra çifte e nisën historinë e bashkëjetesës duke mësuar të dashurohen e te respektojnë njëri tjetrin çdo ditë.

Qerim Vlashi nga fshati Gjergjovinë i Gramshit është shkesi i plot 280 çifteve, prej të cilëve është ndarë vetëm një.

 ‘Kam bërë 280 çifte. Më është ndarë vetëm një, por edhe atë e zëvendësova, gjeta nuse tjetër. ...Vinin çunat dhe kërkonin. Unë i thosha ka një vajzë, shihe me telefon, nëse të pëlqen e bëjmë’, tha Qerim Vlashi.

‘Tani është e vështirë për të martuar çiftet, ikën në Tiranë, nuk ka më vajza. Këtu në fshat janë 20 shtëpi, janë 25 çuna nga 40 vjeç e s’ka nuse. Jam munduar po s’ka. Shumë keq është bërë për çunat, gocat janë në Tiranë. Nuk vijnë ato, atje rrinë pa martuar e nuk vijnë. Na mori më qafë ajo Tirana vajti goca 35 pa martu’, thotë Vlashi.

E ndërkohë ndoshta mblesi më i madh në Shqipëri, bashkëshorten e tij e ka marrë me dashuri.

‘Nusen time e kam marrë me dashuri. Isha minator, punoja në Kabash dhe vija për festën e 18 Gushtit, e shihja këtej rrotull. Në pazar i dola para, ishte e bukur ajo, pavarësisht se tani ka rënë. I thashë dy fjalë. Më tha fol me babin. Ika e takova dhe ramë dakord’, tha ai.

Për 80 vjeçarin familja është e shëndetshme dhe mund të funksionojë vetëm nëse çifti shkon mirë, gëzojnë dashuri dhe respekt mes tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco