Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Makinisti gjerman ‘harroi’ disa vagonë të trenit, lë 80 pasagjerë që udhëtonin drejt Polonisë

Makinisti gjerman ‘harroi’ disa vagonë të trenit, lë 80 pasagjerë që udhëtonin drejt Polonisë

15:28, 23/12/2023
A+ Aa A-

Një makinist në Gjermani nuk ka vënë re se disa vagonë të trenit që drejtonte nga Berlini drejt Polonisë ishin shkëputur në një stacion të vogël, pranë kryeqytetit gjerman dhe vazhdoi rrugën, duke lënë pas rreth 80 udhëtarë.

Pjesa e pasme e trenit u nda nga ajo e përparme në stacionin Alt Rosenthal në perëndim të Berlinit ndërsa makinisti nuk e ka vënë re këtë.

Kështu ka konfirmuar kompania hekurudhore duke dhënë edhe disa detaje rreth ngjarjes, raporton zeit.de.

‘Duke lënë stacionin, lidhja u lirua’, shpjegoi një zëdhënës i kompanisë ‘Niederbarnimer Eisenbahn’ (NEB). Makinisti vuri re gabimin vetëm në stacionin tjetër.

Pastaj, ai ktheu trenin me rreth 20 pasagjerë prapa deri në stacionin e mëparshëm, për të lidhur pjesën e pasme të trenit. Rreth 80 udhëtarët e harruar kanë pritur më shumë se një orë e gjysmë.

‘Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë’, shtoi zëdhënësi. Neglizhenca solli vonesa në trenat e tjera, pasi hekurudhat ishin mbyllur për një kohë të shkurtër deri në kthimin e trenit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco