Lajmi i fundit

VIDEO/ Shkodër: Pas 3 fëmijëve, gjendet në lumë edhe trupi i nënës, i Alma Arrazit

15 dollarë në ditë për të lëvizur me makinë në qendër të qytetit

15 dollarë në ditë për të lëvizur me makinë në qendër të qytetit

16:55, 02/12/2023
A+ Aa A-

Drejtimi i makinës në qendër të Manhatanit në Nju Jork së shpejti mund të kushtojë 15 dollarë në ditë. Kjo propozohet nga plani i qytetit dërguar bordit të Autoritetit Metropolitan të Transportit, përgjegjës për transportin publik në shtet.

Projekti do të lejojë MTA të mbledhë 1 miliard dollarë në vit për të financuar përmirësimet në rrjetin e transportit. Nga kjo tarifë nuk do të përjashtohen as taksitë e verdha dhe Uber, të cilat do të duhet të paguajnë përveç tarifës edhe një tarifë shtesë, ndërsa kamionët mund të paguajnë 24 ose 36 dollarë në varësi të madhësisë së tyre.

Ky projekt është i ngjashëm me "pagesën e mbipopullimit" që ka vite në Londër. Autobusët që ofrojnë shërbime për udhëtarët janë të përjashtuar, ndërsa kostoja për autobusët e tjerë do të ishte 24 ose 36 dollarë. Ndërsa motoçikletat do të paguhen gjysmën e tarifës për automjetet e pasagjerëve, jo më shumë se një herë në ditë.

Qëllimi i planit është të reduktojë bllokimet e trafikut dhe të inkurajojë përdorimin e transportit publik dhe mënyrave të tjera alternative të udhëtimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco